Më-the-të-thashë/ Ditëlindja e djalit të Meghan Markle dhe Princit Harry/ Ja urimi publik i familjes mbretërore

Markle

Djali i Meghan Markle dhe Princit Harry feston sot 3 vjetorin e lindjes. Vogëlushi do ta festojë përvjetorin e lindjes në Montecito, Kaliforni me prindërit dhe motrën e vogël, Lilibet. Në këtë ditë speciale, familja mbretërore ndau mesazhe urimi në rrjete sociale.

Por në mungesë të një fotoje të re, Princi Charles, Kate dhe William përdorën dy foto identike me vitin e kaluar ndërsa Mbretëresha zgjodhi një foto të vjetër të takimit të saj me stërnipin e saj në 2019. Vogëlushi është i shtati në radhë për fronin mbretëror.

Llogaria e Familjes Mbretërore në Instagram ndau një histori duke i uruar Archie ditëlindjen, duke ndarë këtë foto që u publikua për herë të parë menjëherë pas lindjes së Archie në maj 2019

Kjo histori në Instagram, e ndarë nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, shfaqi një portret familjar të marrë në pagëzimin e Archie në korrik 2019, dhe u nda nga çifti vitin e kaluar, teksa i dërguan përshëndetje nipit të tyre

Read Previous

Papa takon Haxhi Bujar Spahiun: në qendër, bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve, marrëdhëniet ndërmjet shtetit e feve

Read Next

Zbulohen dy kandidaturat për kryetar të Këshillit Kombëtar të PD