‘Me paratë e qytetarëve korruptoi McGonigal dhe institucionet”, Kryemadhi: Rama sot në panik. 

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, në fjalën e soj nga foltorja ndërsa po mbahet mocioni për çështjen McGonigal, u shpreh se përdorja e zyrës së kryeministrit si një zyrë private, mund t’i sjellë për momentin kënaqësi Edi Ramës, por se një gjë e tillë do ta bëjë të vuajë shumë.

Ajo u shpreh se edhe pse hetimi i çështjes nuk mund të bëhet nga deputetët, SHBA do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Çështja McGonigal është një e vërtetë që pavarësisht se parafolësit mundohen ta lidhin me çështje të ndryshme në prokurori, dua t’jau kujtoj se e kam bërë prezent në media që vitin e kaluar. Por meqë keni një strukturë të admirueshme për blerjen e mediave dhe e sfumuat.

Me paratë e qytetarëve korruptoi McGonigal dhe institucionet.

Sa më afër fundit të jetë një qeveri aq më pakuptimta janë ligjet që miratohet. Thuhet duhet ndryshuar ligji për të krijuar komision hetimor.
Ka një problem shumë të madh në çështje MvcGonigal. Paniku që kryeministri kishte në momentin që flitej [për këtë, u ul pranë Majkos të cilin nuk e vuri as në listë për deputet, duhet të arrestoje Bllako që të ishte Majko deputet. Rama nuk dëgjonte dot deputetët e opozitës, por shfaqi një dashuri të madhe për deputetët e tij që i ka nxjerrë emailet, videopërgjimet si ai i Babales.

Mjafton të shohim emailet që dalin nga zyra e Ramës, dalin emaile të ministrave e drejtorëve të shkarkuar, armiqve të Ramës, por si nuk doli ndonjë email i bashkëshortes apo kunatit të Ramës që fitojnë tendera, si nuk doli TIMS-i vëllai të Ramës?

Çështjen McGonigal nuk e hetojmë dot, mund të mbajmë fjalime e të ngremë komision hetimor, por SHBA do i shkojë deri në fund.

A i ka dhënë të drejtë për shpime për naftë ruse McGonigal ?

Rama nuk është institucion por sa më shumë zhytet aq më i rrezikshëm bëhet për brezat që do vijnë.

Ai e ka të vështirë të dali nga zullumi ku ka hyri sepse ka thyer të gjitha normat e kornizat që duhet të mbante një njeri në këtë post.

Përdorimi si zyrë private të zyrës së kryeministrit, por vuajtjen do ta ketë shumë të madhe”, ka deklaruar ajo.

Read Previous

Mocioni për McGonigal, debate në Kuvend. Berisha-Ramës: Ke kryer krim

Read Next

Aksidenti tragjik në Greqi/ Shkon në 57 numri i viktimave, 3 shqiptarë të zhdukur