Më në fund e pranon edhe Kim: Reforma në Drejtësi nuk ka qenë perfekte, por po ecën

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka uruar Holta Zaçajn për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Yuri Kim thekson se Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur Gjykata u plotësua me të nëntë anëtarët e saj. Në Twitter, Kim shkruan se reforma në drejtësi nuk ka qenë e përsosur, por po ecën përpara.

“Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të ri. Holta Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur Gjykata u plotësua.

I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve duke forcuar integritetin dhe pavarësinë e Gjykatës.

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara.

Amerika do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur…”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Read Previous

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja e njohur Mimika Luca

Read Next

Belind Këlliçi: Pd do të regjistrohet dhe do t’i fitojë zgjedhjet e 14 majit