Më mirë të vijnë Pensionistë se Investitorë gjermanë!

Nga Ylli Dylgjeri
Rama nuk fton investitoret gjermane të vijnë në Shqipëri, po i fton Pensionistët !!!
Ja çfarë në një intervistë për Der Spiegel: Kryeministri Edi Rama pranon se nuk mund të ndalojë ikjen e të rinjve por ndërkohë fton pensionistët gjermanë të kalojnë pleqërinë buzë detit shqiptar.
Kështu është kur vendin e ka mbërthyer krimi, mafia, oligarkia, vllazëria, nepotizmi, miqësia dhe budallallëku.
Kështu është kur vjedh zgjedhjet e hyn në to me patronazhistë.
Kështu është kur nuk ke Program ekonomik e zhvillimor.
Kështu është kur nuk ke me Administratë Publike.
Kështu është kur fton “haremin” për të drejtuar vendin.
Kështu është kur klasa politike nga vjen Kryeministri nuk ndihet,
por pasurohet, serviloset e ndërton vila në fshatra turistike.
Kështu është kur blen Opoziten, Median.
Kështu është kur nuk ke më Drejtesi, Prokurori e Gjykata.
Kështu është kur ke një President kukull.
Në fund…kështu është kur je i mesuar ne Akademin e Arteve, e kthen vendin në Llixha për pensionistë.
©kumtari.al

Read Previous

Detyra gazetarit është të publikojë sekretet dhe jo t’i ruajë

Read Next

Rama për “Der Spiegel”: Pensionistët gjermanë duhet të vijnë këtu për të kaluar pleqërinë e tyre buzë detit.