Me çfarë kostoje do ta paguajë njerëzimi “revolucionin e gjelbër”?

E gjithë bota po angazhohet në përmbushjen e objektivit “net zero karbon” deri në vitin 2050. Për të zvogëluar ndikimet e ngrohjes globale emetimet e karbonit duhet të bien në zero, thonë shkencëtarët.

Deri më tani, më shumë se 1000 kompani janë zotuar t’i bashkohen kësaj nisme, për zvogëlimin e emetimeve të gazrave serrë.

McDonald’s dhe Google Maps jane dy nga sipërmarrjet e mëdha që tashmë i kanë marrë masat për të ulur rrezikun e ndryshimit të klimës.

McDonald’s është përqëndruar në uljen e emetimeve në bujqësi, në të gjitha produktet ushqimore dhe infrastrukturore, nga përdorimi i mishit të viçit deri tek mjetet e ndriçimit dhe ngrohjes në restorantet e tij.

“Ne po përpiqemi t’u dërgojmë një sinjal partnerëve tanë, investitorëve tanë, furnizuesve tanë, markave të tjera në bashkësinë globale, politikëbërësve, që ne ndajmë këtë vizion për vitin 2050,” tha McDonald’s Jenny McColloch për Reuters në një intervistë.

Google Maps ka nisur të bëjë përditësimet e veta në kuadër të kësaj nisme.

Google do të shfaqë emetimet e karbonit në rezultatet e kërkimi në lidhje me një fluturim.

Google maps do te shfaq rrugët me eco- friendly dhe që përdorin sa më pak gas.

Google Shopping do të rekomandojë opsione me kosto efektive dhe energji të qëndrueshme kur klientët kërkojnë paisje me energji intensive, të tilla si furrat ose ngrohësit e ujit.

Disa nga këto përditësime në do të jenë në dispozicion që nga e Mërkura në SHBA.

“Kjo do të thotë që çdo pyetje që i bëni Google, çdo email që dërgoni, çdo video në YouTube që shikoni do të dorëzohet pa lëshuar asnjë karbon në ajër,” ka pohuar  Sundar Pichai, CEO i Google, në një video të regjistruar për shtyp.

kumtari.al

Read Previous

Video virale/ Mësuesja indoktrinon fëmijët e kopshtit/ u mëson një këngë rreth maskave

Read Next

Për një kimi më të gjelbër/ Ndahet Çmimi Nobel 2021 në Kimi