Me 95 vota pro, Kuvendi miraton rritjen e pagave të deputetëve e ministrat

Kuvendi ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.

Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozitës, pr/ligji është votuar me shumicë të thjeshtë votash. Mësohet se 95 deputetë votuan pro këtij projektligji, ndërsa 3 kundër. Po ashtu, 5 deputetë refuzuan që të votonin, ndërsa asnjë prej ligjvënësve nuk abstenoi.

Ajo që bei në sy është se një numër rreth 40 deputetësh nuk janë prezent fare në seancën plenare, duke mos u angazhuar në punimet e Kuvendit as për projektligjin që rrit dyfish pagat e deputetëve dhe ministrave të qeverisë.

Miratohet pr.ligji për statusin e gjyqtarëve e prokurëve me 93 vota pro dhe kundër 2.

Pr.ligji për pagat e administratës, miratohet me 97 vota pro dhe 3 kundër.

Projektligji për pagën e ministrave dhe deputëve: 95 pro dhe 3 kundër.

Pagat (Ishte – Behet):
Presidenti 257.000 lekë – 425.000 lekë
Zv.Kryeministri 187.000 lekë – 330.000 lekë
Kryetari I Kuvendit 229.000 lekë – 393.125 lekë
Ministri 175.000 lekë – 318.750 lekë
Deputeti 157.000 lekë – 310.250 lekë

Read Previous

Këta kanë ikur nga Fiqiri

Read Next

Trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë, 8 të arrestuar, 5 në kërkim