Mbytet peshkarexha në Vlorë

Një peshkarexhë, me tre persona në bord, është përmbytur mëngjesin e sotëm në gjirin e Gramës në Karaburun.

Policia e Dhërmiut ka shkuar për ndihmë në kohë  për të shpëtuar personat që ndodheshin në bord.

Njoftim i policisë

Dhërmi, Vlorë –

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një mjeti peshkimi që po përmbytej, duke vënë në rrezik jetën e disa personave.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me rojet bregdetare, kanë shkuar në kohë në drejtim të adresës së dhënë dhe pas kërkimeve në det kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit të peshkimit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”.

Tre personat që ndodheshin në mjetin e peshkimit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.Ndërkohë po merren masa për transportimin e mjetit të tyre lundrues.

/Kumtari.al/

Read Previous

Ndërron jetë në spitalin e Traumës 21-vjeçari Aldi Rama

Read Next

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić/ Vuçiç nuk fle natën, stres për situatën në Kosovë