Mbyllja e “e-Albania”, shtyhet regjistrimi për nxënësit në klasa e para dhe të dhjeta

Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur që të shtyjë afatin e regjistrimeve në klasa të para dhe të dhjeta për një afat të pacaktuar, për shkak të mbylljes së përkohshme te e-Albania.

Për shkak të sulmit kibernetik ndaj platformës e-Albania, e cila ndikon edhe procesin e regjistrimit për nxënësit në klasa të para dhe të dhjeta, kemi vendosur që afatin e regjistrimeve ta shtyjmë deri në një datë të pacaktuar.

Dëshiroj të garantoj prindërit dhe nxënësit se kjo ndërprerje nuk do të ndikojë aspak në procesin e regjistrimit, dhe se çdo nxënës do të ketë mbështetjen tonë të nevojshme deri në finalizimin e procesit. Në vijim do t’ju informojmë përsëri për rihapjen e aplikimeve dhe afatet e reja të regjistrimit”, shkruan Evis Kushi ne Facebook.

Read Previous

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja shkon në SPAK

Read Next

Atentati me 3 të vrarë në Fushë Krujë, shoqërohen 10 persona në polici