Mbyllim porte,për të bërë pallate!!!

Ylli Manjani

Nuk jam kundër ndërtimit të asnjërës prej marinave. As e Durrësit, as e Vlorës e as e Sarandës. Bisneset e angazhuara aty janë në habitatin e vet dhe nuk na kanë asnjë borxh.

Por qeveria që votohet prej nesh dhe i ka dhënë vetes të drejtë të përdorë paranë e pasurinë tonë publike DUHET TË JAPË LLOGARI.

Se s’bën duhet!

  1. Pse mbyllen portet tregëtare dhe marina ushtarake për pallate!
  2. Përse transferohet prona publike pa garë tek privatët?!
  3. Përse mbyllen portat hyrëse detare, duke izoluar Shqipërinë nga deti, aseti më i çmuar publik?!
  4. Përse u dashkan shpenzuar ende paratë e publikut për të bërë porte të reja,të cilat nuk dihet a do bëhen, sa kushtojnë, ku do bëhen,kur do bëhen dhe a do njihen ndërkombëtarisht?!
  5. Si ka mundësi që mbyllen porte për të bërë pallate?! Aq më tepër kur pallate të tëra janë të pashitura, ose të shitura fiktivisht..!?

Këto pyetje duhet ti bëhen qeverisë. Askujt tjetër.

Asnjë qeveri pushtuese nuk do të na e kishte bërë këtë krim ekonomik.

Një krim ekonomik me pasoja të rënda dhe afatgjata financiare. Përkufizimi ligjor e tradicional i abuzimit me detyrën dhe i grupit të strukturuar kriminal.

E përsëris, bisneset nuk hyjnë në këtë proçes.

Ne nuk votojmë bisneset, por qeverinë.

Read Previous

Aksidentet në shkurt u rritën ndjeshëm, më problematike grupmosha 35-44 vjeç

Read Next

Shqipëria përkeqësohet, mbetet ndër vendet më të palumtura në Europë