Mbyllet numërimi në Tiranë

Erion Veliaj do të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një mandat të tretë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Veliaj është fitues me 158 688 vota ose 54,69 përqind të votave.

Kryebashkiaku numëron 58,337 vota më shumë se Belind Këlliçi i “Bashkë Fitojmë”, i cili ka 100 351 vota, ose 34,58 përqind.

Arlind Qori e mbyll garën për Tiranën me 13 835 vota, ose 4,77 përqind.

Roland Bejko ka 12 388 vota, ose 4,27 përqind.

Marko Dajti mori në këtë garë 2807 vota, ose 0,97 përqind.

Ndërsa Lajla Përnaska ka 2104 vota, ose 0,73 përqind.

Read Previous

BIRN: Vëzhguesit e huaj, të shqetësuar nga ‘makinacionet’ e pushtetit

Read Next

Humbja në Shkodër/ Berisha: Nuk dorëzohem para bandave