Mbyllet mbledhja midis dy qeverive / Një foto e përbashkët dhe mesazhet përmbyllëse

Mbyllet mbledhja e 7-të midis dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.

Në mbyllje Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se rezultatet e marrëveshjeve dy palëshe do japin efektet e tyre pa vonesa nëse ministrat nga të dyja palët do kënë vullnet bashkëpunimi.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës në fjalën e tij përmbyllëse tha senuk duhet t’i tejkalojnë kufijtë kohorë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

“Faleminderit shumë të gjithëve! Le ti kalojmë dhe tejkalojmë kufijtë hapësinorë sa më shumë dhe sa më shpesh duke vajtur edhe ardhur tek njëri tjetri por në anën tjetër le mos i kalojmë dhe tejkalojmë kufijtë kohorë të zbatimit të marrëveshjes që kemi rakorduar tani sepse koha jonë si udhëheqës të institucioneve, nuk është koha jonë por koha e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve tanë, ndërkaq mirëmbahet prej qeverive tona të drejta, na priftë e mbara të gjithëve bashkë”, tha Kurti.

Në fund është realizuar një foto e përbashkët e anëtarëve të dy qeverive.

©Kumtari.al

Read Previous

“Nuk kam kohë” / Rama: Mungesë eksperience

Read Next

Ngjarje e rëndë në Vlorë / Nëna me fëmijën dy vjeç hidhen nga kati i pestë i pallatit