Mblesëri në epokën e pulave hungareze

Nga Mitro Çela

-Mblesëri në epokën e pulave hungareze.-
Në vitin 1980 isha bërë problem në gazetën “ZP”.
Mbusha 33- pranvera dhe ende i pa çiftosur.
Një ditë piva kafe me Namik Doklen. Në atë kohë punonte tek gazeta “Puna”.
I qava hallin e nuses.
-Mos e bëj qejfin qeder! Do e gjejmë një nuse edhe për Mitron! Kam një komshie. Për ta pirë në kupë… Është pianiste…
-Nesër është e diel. A nuk vjen tek ne për drekë? Me këtë rast i hedhim një sy edhe çupës!
E diel. Bëra edhe një detyrë shtëpije: çova në furrë një tavë me patate dhe pulë hungareze.
Ja edhe furra e lagjes. Mbi tavolinë qëndronin 20-30 tava me patate. Të gjitha me pula hungareze.
Pulat lakuriq, përmbys, me bythë përpjetë, të zhytyra në patate, si në krevat, mu dukën seksi…
Derën ma hapi Namiku. Zonja po shtronte tavolinën. Pulë me patate!
-Pse qesh,- më tha e zonja e shtëpisë. -Nuk të pëlqen tava?
-Jo,- i thashë.-Tavë lash në shtëpi. Tave me patate gjeta edhe këtu. Ka ardhur furnizimi me pula nga Hungaria. Sot Tirana ka një meny?!
– Mitro! Është shaka me zarar kjo puna e pulës. -Tha Namiku.-Shkrimtarit Koço Kosta i vunë drunë nga Tirana, sepse bëri një novelë, ku futi tavat me speca të lagjes?!
Po sebepi i drekës?
Shkuam për vizitë. Çifti Dokle dhe unë. Derën na e hapi kandidatja për vjerrë.
Zot o Theo! Një grua e gjatë. Bionde me lesh të verdha natyrale. Ende nuk ishte futur moda e lyerjes së flokëve. Sy bojëqielli.
Më përqafoi. Unë përfitova nga rasti dhe i zgjata buzët në sinorët e buzëve të biondinës.
Ajo më shtërgoi si dhëndërr. Pa shenjtazi.
Mua sikur më zuri tartakuti, kur preka një gjoks të fortë. Natyral. Pa korse.
Në atë mot i urreja korsetë e çupave: Më dukeshin si burra me maska!
Biseda kodra pas bregut. Folëm edhe për pianon.
-Ja blemë çupës me para borxh.-Tha vjerra.- Është e talentuar!
Më në fund në prag të derës, me tabaka në dorë u duk vajza. I dridheshin duart nga emocioni. Më më zgjati një kupë me liko qershie.
-I ka bërë vajza,- tha kandidatja për vjerrë.-I ka pasion likotë, sepse edhe ne shoku Mitro, jemi nga Përmeti.
Në fakt likoja “zbukuroi” tavolinën. Kishte ngjyrë ari. Por unë nuk kisha ardhur për të shijuar likonë. Isha mysafir për të “shijuar” çupën!…
Ishte larg shijeve të mija…
Kur u largua çupa, më pyeti Namiku:
-Hë! Si të duket nusja?
-E mirë shumë. Por e kam një hall: Nuk kam piano në shtëpi?!
-Pianon do ta marri në pajë?!
-…Por shkallët e pallatit tim, janë të ngushta për pianon?!
…Pas një viti në horizont u duk Ezmerka…Dhe u plakëm dhe u trashëguam…

Read Previous

E rrallë/ Luli ka filluar të dalë në punë të dielën

Read Next

Mbyllen votimet në Hungari- A po shkon Orban drejt mandatit të 4