Mbi 8 400 viktima nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Është rënduar bilanci i viktimave të tërmetit që goditi dy ditë më parë Turqinë dhe Sirinë.

Numri i të vdekurve është të paktën 8,424, sipas zyrtarëve.

Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane.

Në Turqi, të paktën 5,894 njerëz janë vrarë dhe 34,810 të plagosur, tha të martën nënpresidenti turk Fuat Oktay.

Agjencitë dhe punonjësit e shpëtimit kanë paralajmëruar se shifrat ka të ngjarë të rriten, veçanërisht në Siri, me shumë njerëz ende të bllokuar nën rrënoja

Read Previous

Gërdeci/ SPAK çon për gjykim Fatmir Mediun

Read Next

Shqipëria e treta në Europë për çmimet më të shtrenjta të apartamenteve, në raport me të ardhurat