Mbi 300 të vrarë nga përmbytjet në Afrikën e Jugut

 Gazeta Kumtari 

Shirat e dendur dhe përmbytjet goditën bregun lindor të Afrikës së Jugut të mërkurën, duke vrarë të paktën 306 njerëz, duke dëmtuar rrugë dhe duke shkatërruar shtëpi, raporton CNN.

Tragjedia shënoi “një nga momentet më të errëta në historinë” e provincës KwaZulu-Natal, tha qeveria rajonale në një postim në Twitter.
“Ne bashkohemi me familjet në zi për jetët që humbëm si pasojë e reshjeve të dendura”, shkruan qeveria. “Ne dëshirojmë të përgëzojmë ekipet e menaxhimit të fatkeqësive për punën e palodhshme që ata kanë bërë për të evakuuar komunitetet e prekura.”

Përmbytjet goditën KwaZulu-Natal, që përfshin qytetin bregdetar të Durban. Rrugët u plasën dhe ia lanë vendin çarjeve të thella dhe një grumbull i madh kontejnerësh transporti u shemben në ujëra me baltë, tregojnë imazhet e agjencisë së lajmeve.

Një urë pranë Durbanit u përfshi nga përmbytjet, duke lënë njerëzit të bllokuar në të dyja anët./©kumtari.al

A road is destroyed near Durban on April 13.

Shipping containers are washed away in Durban on April 12.

A river runs around a damaged bridge on April 12 after heavy rains destroyed it near Durban.

 

 

Read Previous

Elon Musk kërkon të blej Twitter

Read Next

Gripi i shpendëve dhe lufta në Ukrainë rrisin çmimin e vezëve