Maturantët duan degët e inxhinierisë dhe mjekësisë, ulen ndjeshëm kërkesat për mësuesi

Bursa prej 30 mijë lekësh në muaj nuk i ka joshur studentët me mesatare mbi 8.5 që të zgjedhin degët prioritare të shpallura nga qeveria. Madje këtë vit regjistrimet në disa programe mësuesie janë edhe më të ulëta se vjet. Nga degët prioritare të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, fizika ka interesin më të ulët. Jemi në fundin e raundit të parë të regjistrimeve dhe ka vetëm 6 studentë të regjistruar.

Për degët që rrezikojnë mbylljen sipas Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Spiro Dushku,  duhet të hiqet kushti i mesatares mbi 8.5.

“Me aq përvojë sa kam unë në fakultet, nuk ka student që në degë kaq të vështira matematikë, fizikë, kimi të ruajnë mesataren 8.5 edhe në vitin e dytë. Fakti që degët e mësuesisë janë me paga relativisht të vogla është dhë njëra nga arsyet se pse ato shkojnë drejt degëve ku kanë një të ardhme më të mirë. 5 ;26 Po të bësh një rritje të pagave të mësuesve të pedagogëve, unë besoj se do e ketë efektin e saj.”

Interes po ashtu të ulët kanë edhe 15 degët prioritare që në Universitetin Bujqësor prej vitesh kanë pasur rënie të studentëve. Degët inxhinierike dhe ato të mjekësisë janë më të kërkuarat nga maturantët e këtij viti./TvKlan

Read Previous

‘Beteja e Ohajos’, paralajmëron Donald Trump: Jemi këtu për të fituar!

Read Next

Kallëzim kundër Mziut, kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli shkon në SPAK