Masakra në Cetinjë/ Reagon Berisha: Akt i rëndë kriminal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me masakrën e ndodhur të premten në Malin e Zi, ku një 34-vjeçar ekzekutoi 10 persona dhe plagosi 6 të tjerë pas një sherri për banesën e qerasë në Cetinje.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal, si dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave, qytetarëve

POSTIMI I BERISHËS

Nje masaker e vertete ne Çetine! Vriten dhjete qytetare dhe plagosen gjashte te tjere!

Miq, nje person i armatosur ka hapur zjarr dje pasdite ne nje lagje te Çetines dhe ka vrare 10 qytetare, nder te cilet dy femije, dhe plagosur 6 te tjere.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt kriminal e te shemtuar, i shpreh ngushellimet e mia te ndjera familjeve te viktimave, qytetareve dhe autoriteteve te vendit fqinj. I uroj gjithashtu sherim te plote te plagosurve.

Read Previous

Misteri i “humbjes” Ervis Martinajt vë në vështirësi drejtësinë, policia kthen sytë nga Vlora, ja për çfarë dyshohet

Read Next

90 mijë qytetarë hyjnë në Shqipëri në 24 orët e fundit