Martohet Greta Koçi / Zbulon se shumë shpejt dëshiron të bëhet nënë

Këngëtarja Greta Koçi ka konfirmuar lajmet se është martuar me partnerin e saj dhe jetojnë së bashku në Vjenë.

Gjatë një interviste për ABC-ja e Pasdites, ajo u shpreh se është shumë e lumtur dhe në një fazë të jetës ku është qetë.

Këngëtarja zbuloi detaje nga partneri i saj, duke thënë se është me origjinë shqiptare, por nuk ka ndërmend të zbulojë identitetin e tij pasi nuk është person publik dhe nuk dëshiron të “ngatërrojë” jetën personale me profesionale.

Greta Koçi u shpreh se nuk është shtatzënë por dëshiron të bëhet nënë.

greta koci

“Po jetoj në Vjenë, e kam zyrtarizuar çështjen e zemrës. Tashmë jam e martuar dhe jetoj me bashkëshortin tim. Jam shumë e lumtur, është një fazë e jetës ku jam shumë e qetë. Po shijoj çdo moment, transferimi këtu më ka bërë të ndihem mirë, po jetoj jashtëmase e qetë. Është fazë për tu shijuar. Djali bën jetën e vet këtu, por është me origjinë shqiptare. Doja ta mbaja të fshehtë dhe do ta mbaj gjithmonë të fshehtë, sepse është private. Edhe pse unë jam njeri publik, për sa kohë bashkëshorti im nuk është, nuk ka pse të përfshihet në profesionet e gruas dhe të bëhet publik pa arsye. Duke qenë person publik njerëzit kanë të drejtë të dinë që jam e lumtur dhe e zyrtarizuar. Në Shqipëri udhëtoj shpesh, edhe për shkak të punës, por jeta ime është në Vjenë.

Janë kryer të gjitha adetet familjare. Nuk jam veshur nuse. Tashmë jam e martuar dhe të pasurit fëmijë është pjesë e planeve të mia, e afërt madje. Jo nuk po e mbaj të fshehtë, por s’jam akoma shtatzënë, kur ta sjellë Zoti”, tha ajo.

 

Read Previous

Fakte Interesante nga Bota që Ndoshta i Dëgjoni për Herë të Parë– 3

Read Next

GJKKO lë në burg Thoma Gëllçin