Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar për marrëveshjen e firmosur dje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi me kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sakon.
Në një deklaratë për shtyp, Xhaferri tha se marrëveshja për kartën e studentit është propagandë, pasi u shpreh se asnjë nga shërbimet që përfitohet nga ajo nuk i shërben studentëve.
Ai vë në dukje se ministrja dhe kryebashkiakja nuk thanë asgjë për transportin e studentëve dhe as për qendrën studentore, për mensa e shërbime të tjera ekzistenciale.
Deklarata e plotë:
Ministrja Kushi zaptoi dje mediat duke nënshkruar marrëveshje me kryetaren e Bashkisë Durrës për kartën e studentit për Universitetin Aleksandër Moisiu. Ajo harroi apo bëri sikur harroi premtimet e qeverisë gjatë protestës së studentëve të 2018-2019 për shërbimet mbështetëse të përfshira në kartën e studentit.
Sipas marrëveshjes së djeshme, studentët e universitetit të Durrësit do të përfitojnë shërbime dhe produkte me çmime të reduktuara ose falas nga Qendra kulturore Aleksandër Moisiu, rrjeti muzeor, Biblioteka publike, Pallati i Sportit, pra shërbime jo themelore për studentët.
Shfrytëzimi i bibliotekave publike nuk ka pasur e nuk ka asnjë kosto, zonja të nderuara; është e turpshme ta servirni si mbështetje për studentët. Ndërsa muzetë, sipas statistikave, një student i viziton 1 ose 2 herë gjatë viteve universitare.
Zonjat ministre dhe kryebashkiake nuk na thanë asnjë fjalë për transportin e përditshëm të studentëve, të cilët presin prej vitesh t`u mbështetet financiarisht, as për qendrën studentore ku të ketë konvikte për studentët, as për mensa dhe shërbime të tjera ekzistenciale, të cilat përballohen tërësisht nga studentët dhe familjet e tyre.
Zonja Kushi dhe znj. Sako duhet të pranojnë publikisht para studentëve mosmbajtjen e premtimit për kartën e studentit – një nga pikat themelore të Pakti i universitetit të 2019 – një nga shërbimet kryesore të të cilit ishte mbështetja financiare e transportit për studentët
Nënshkrimi e rinënshkrimi i marrëveshjeve propagandistike nuk është gjë e re për qeverinë e Rilindjes, por studentët e qytetarët e kanë kujtesën më të gjatë se kjo qeveri, e cila jo vetëm nuk u ka dhënë asnjë mbështetje gjatë këtyre 10 viteve, as gjatë pandemisë e krizës ekonomike, por edhe synon t`i përfshijë në demagogjinë e mashtrimeve të mëdha.