Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë.

Një vit më parë mediat rozë kanë aluduar për një shtatzëni të mundshme të këngëtares pasi ajo u pa me barkun e rrumbullakosur në një festë private, por asnjëherë nuk është konfirmuar.

Asokohe Mariza pranoi publikisht se është në lidhje dashurie dhe se kënga “Të dua ty”, është një dedikim për njeriun që i ka marrë zemrën.

Gjatë asaj interviste, ajo tha se do të flasë më gjerë kur të jetë momenti për ta bërë edhe partnerin publik, teksa shtoi se të bëhet nënë është gjithashtu një nga planet e saj.

Këngëtarja dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ende nuk dihet gjinia e bebit pasi Mariza nuk ka dashur ta bëjë publike.

Mariza Ikonomi bëhet nënë për herë të parë

Read Previous

Shakira: Ja si ndryshoi jeta ime pas ndarjes nga Pique

Read Next

Flini me dritën ndezur? Kujdes! Ndikon negativisht në shëndetin tuaj