Marina e Durrësit është projekti më korruptiv sot në Europë, ku po projektohet të pastrohen miliardat e krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar.

Nga Enri Ceno

Marina e Durrësit është projekti më korruptiv sot në Europë, ku po projektohet të pastrohen miliardat e krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar.

Nuk eksziston asnjë kompani apo investitor arab, por vetëm një kompani e regjistruar në guackat e parajsave fiskale ku do riciklohen miliardat e krimit.

Qeveria 800.000 m2 pronë publike me një vendim antikushtetues ja kalon një kompanie fantazëm, vlera e pronës sipas vlerësimit zyrtar të zonës i tejkalon 800 milionë euro.

Porti i Durrësit është objekt i strategjisë së veçantë që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka nisur negociatat për antarsim në BE.

Brenda rrezes së Portit të Durrësit janë 3 baza ushtarake amerikane dhe të Natos që mbeten pa daljen e sigurisë në det. Porti i ri i projektuar nga Hollandezët në Porto Romano nuk ka kushtet natyrore por as kapacitetet inxhinjerike e financiare për tu realizuar e zevendesuar portin e Durrësit.

Qeveria e inceneratorëve dhe PPP-ve korruptive po servir edhe projektin që do damkosë të ardhmen e sigurisë tonë si komb.

Opozita, shoqëria civile, grupet e interesit dhe qytetarët e Durrësit duhet të bashkëpunojnë për të organizuar protesta kombëtare, të ngrejne një grup pune ku VKM-ja të atakohet në Gjykatën Kushtetuese, të përgatitet dosja e plotë me shkeljet ligjore e të dorëzohet në SPAK duke kallëzuar penalisht të gjithë të perfshirët në këtë çështje.

Me përgjegjësinë time të plotë deklaroj, se si njohës i kësaj çështje, si individi që përgjatë verës së 2020 kam lobuar dhe negociuar me National Security Agency që projekti me portin e thellë në zonën e Ranës së Hedhun e lidhur me hekurudhë përgjatë luginës së Drinit, me port të thatë në Fushë Kosovë dhe e lidhur me hekurudhë me kryqëzimin e Nishit e më pas me linjat ndërkombëtare. Një port kontenjerësh por mbi të gjitha për hyrjen e gazit amerikan. Projekt që me sukses u be pjese e marrveshjes së firmosur në Shtator të 2020 në Shtëpinë e Bardhë. Projekt me vlerë mbi 2 miliardë dollarë ku do investohej i gjithi nga amerikanët nëpërmjet DFC (U.S International Development Finance Corporation) dhe Exim Bank.

Sot, qeveria shqiptare jo pa qëllim ka ndryshuar projektin, duke humbur investimin amerikan por duke pregatitur vjedhjen e portit të Durrësit për të pastruar paret e krimit dhe të korrupsionit.

Duhet të reagojmë para se të jetë vonë.

Read Previous

Ngjarja tragjike në New York, hetuesit dyshojnë se çifti shqiptar debatoi para se të binte nga kati i gjashtë, rrëfimet e fqinjëve

Read Next

Analiza e DW: Gjermania në dilemën e Tajvanit