Marifet turqish për fshehjen e drogës

Ekipet e Drejtorisë së Policisë së Antidrogës në Denizli, në Turqi, pasi kishte marrë informacione nëpërmjet shërbimeve sekrete se një sasi droge po tentohej të futej në Denizli për t’u shitur më pas, ndërmori aksione për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. Pas përgjimeve dhe hetimeve të kryera, ata ranë në gjurmë të një taksie e cila përdorej nga të dyshuarit.

Sapo mjeti është futur në territorin e Denizli, policia nisi aksionin për kapjen e të dyshuarve. Katër persona u ndaluan në mjetin-taksi.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në mjet, në llambën-tabelë të taksisë u gjet e fshehur drogë e llojeve dhe sasive të ndryshme, gati për shitje. Droga e fshehur në paketimin e cigareve është konfiskuar. Tre nga të dyshuarit janë arrestuar nga organet e drejtësisë për trafik droge.

©kumtari.al


Read Previous

Richard Moore: Bëni kujdes nga “grackat e borxheve dhe vjedhjes së të dhënave” të orkestruara nga Kina.

Read Next

‘Telefonyi Zakon-‘ dhe ‘Kriminelli’ Thoma Gëllçi