Manjani: Ky është parlamenti që është krijuar nga dy degjenerime publike

Për Ylli Manjanin, parlamenti i Shqipërisë ka marrë fund.

Duke folur në ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Ylli Manjani është shprehur se, këtu të përjashtojnë se pse flet, kur parlamenti është vendi ku flitet.

‘Ky është parlamenti që është krijuar nga dy degjenerime publike. Dy figura të degjeneruara publikisht, Lulzim Basha dhe Edi Rama’, tha Ylli Manjani.

 ‘Që kur plasi ky skandal, e kam thënë që Rama nuk do të jetë aktiv në jetën publike, se nuk ka çfarë të thotë. Të bluan kockat, fakti që nuk e ke nën kontroll. Ai patjetër do të zhduket nga jeta publike, sepse po dëmton institucionin.

Komisionet Hetimore janë shkruar në Kushtetutën e Shqipërisë, si e vetmja armë që i jepet në dorë opozitës që të kontrollojë qeverinë, këta janë shpikur për opozitën.

Kushtetuta, ligji dhe shtetit, këtu ka rënë nga pak e përditë, kur vjen tek fakti që, o si na ndodhi kjo. Ka 10 vite kjo histori. Të mohosh një të drejtë që ta jep Kushtetuta dhe nuk ta jep Edi Rama.

Ky parlament nuk bën, ka marrë fund. Ky parlament ka lindur me devijim.

Ky është parlamenti që është krijuar nga dy degjenerime publike. Dy figura të degjeneruara publikisht, Lulzim Basha dhe Edi Rama.

Ti shkon në parlament që të flasësh dhe të thonë, çfarë ke që flet të përjashton. Si guxon të përjashtosh deputetin pse flet.

Ky parlament ka marrë fund, nuk ekziston, është vazhdim i kërpëratave. Ky parlament është produkt i degjenerimit politik’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV, juristi Ylli Manjani.

Read Previous

PS, akuza për firma të falsifikuara/ Këlliçi flet për CNA, zbulon skenarin

Read Next

Deri ku e kanë limitin zonjat e Rilindjes