Manjani: Gledis Nano bën mirë që pranon përgjegjësinë, por e përse i lejon mjetet të lundrojnë në det?!

Gledis Nano, bën mirë që pranon përgjegjësinë dhe po aq mirë ka konstatuar se mjetet lundruese për qëllim turistik, nuk dihet se si regjistrohen e si janë lejuar të lundrojnë. Sepse është ajo që po themi:

Ligjet e reja të miratuara në 2020 nuk kanë hyrë në fuqi, sepse Edi Rama, Ministri i Turizmit, Ministri i Infrastrukturës dhe Ministri i Brendshëm NUK KANË kryer detyrën e ngarkuar nga ligji.

Ndaj ska sesi të ketë informacion zyrtar për Policinë e Shtetit.

Fjala vjen, informacioni që i mungon Policisë duhet të ishte në një regjistrër elektronik, i cili është vendosur të krijohet me ligj, por që qeveria nuk e ka trazuar ujin fare për të bërë të mundur ngritjen e këtij regjistri. Që nga viti 2020!!!

Ndaj ska sesi të ketë informacion të azhornuar policia.

Por pyetja ime mbetet, përse i lejon mjetet të lundrojnë në det?! Të bëjë punën qeveria pastaj të lejohen mjetet të lundrojnë. Vetëm kështu policia mund të zbatojë rregullat e vendosura në mënyrë të detajuar në aktet ligjore e nënligjore. Vetëm kështu dalin në pah11 përgjegjësitë e secilit institucion publik.

Më në fund, Gledis Nano nëse do ta bëjë detyrën ashtu siç duhet, atë letrën që ka shpërndarë në media sot, duhet ta bëjë material kallëzues për në SPAK.

Të kallëzuarit janë ministra dhe Kryeministri, ndaj duhet bërë në SPAK. Ata që heton e ka dënuar SPAK për shpërdorim detyrë, skanë bërë asgjë. Nuk kanë vrarë asnjeri.

Kjo çështje nuk është punë mediash, as gjykimi popullor. Është përgjegjësi e madhe ligjore.

Qeveria, nëpërmjet emrave konkretë, guxon të anashkalojë ligjet e shtetit. Ndaj dhe vijnë pasoja kriminale.

Nuk është punë e zinxhirit të policisë, por mosfunksionim i pastër i qeverisë!
****
Meqë ra fjala, po ministrja e propagandës Yuri Kim, vazhdon të mendojë se nuk ka asnjë mbi ligjin?!

Sikur se kemi dëgjuar këto kohë…

Jo se na mungon, po kot për muhabet…

Read Previous

Dylgjeri: Rama po e suprimon Presidencën…

Read Next

“Nga trafikantë droge në Spanjë, në biznesmenë të fuqishëm ndërtimi në Shqipëri”, investigimi i “BIRN”: Kush janë dy shqiptarët që përfituan tendera publikë, lidhjet e fshehta me…