Inteligjenca artificiale mund të parashikojë dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës
Nga Ylli Manjani
Dmth, për ta përmbledhur fabulën e rilindjes:
Për disa fjalë, ku përmendeshin 700 mijë euro në një videoregjistrim ndëmjet shokësh (Meta -Prifti), u thirr një protestë e dhunshme e cila degjeneroi në dhunë të përgjakshme. Me viktimat e kësaj dhune Rilindja vijon të mashtrojë për të ndenjur në pushtet.
Ndërkohë vetë rilindja në pushtet kapet mat me qindra mijë euro nëpër dyshekë e aspiratorë; miliona euro në koncensione e inceneratorë; miliona të tjera që shpërndan nëpër miq pa garë; mijëra metra katrorë pasuri publike që e japin sikur t’ua ketë lënë baba. Sillen si pronarë të Shqipërisë dhe skllavopronarë të shqiptarëve.
Kapet mat duke blerë vota e vjedhur pushtet. Kapet mat duke blerë edhe Amerikanër, të cilët e ndihmojnë të shkatërrojë opozitën dhe demokracinë. Dhe këta të fundit për disa qindra mijë dollarë e bëjnë. Kapet mat duke thyer embargo e duke afruar rusë në kocensione..
Të gjitha këto ngjarje janë të faktuara me fakte dhe jo me fjalë. Të faktuara edhe ndërkombëtarisht.
Me fjalët pa euro të Metës e Priftit, nuk mund të mbulohen dot më eurot pa fjalë të zëna në flagrancë në aspiratorët, inceneratorët e duart korruptive të rilindjes.
E megjithatë, fajin e ka Saliu!!
Nuk e di, dmth…