Manjani: Erdhi edhe dita që vetë Rama të ndjehet nën akuzë

Nga Ylli Manjani

Erdhi edhe dita që vetë Edi Rama të ndjehet nën akuzë, pa qeni qepën ta hajë.

Paska thënë mbrëmë në mënyrë të përsëritur se “…për mua s’ka fakte…”

Ndoshta s’ka vërtet fakte, por kështu thonë të gjithë ata që janë nën akuzë. S’ka pse të bëjë përjashtim as Ai.

Dhe ai është nën hetim, potencialisht edhe nën akuzë nga drejtësia amerikane. Ndaj ato fjalë, zahmet e ka duhet t’ja thotë atyre e jo neve. E kam këshilluar dhe e këshilloj me shumë sinqeritet që të heshtë më mirë se mund të rëndojë veten. Si të dojë, por këshillën ia jap me sinqeritet.

Paska thënë gjithashtu se disa analistë po bëjnë “prokurorin popullor”…

Welcome to my club zotni!

Kam kaq kohë që them se drejtësia popullore është në veprim. Kjo drejtësi popullore rilindi nga rilindja jote.

Nën regjimin e rilindur të drejtësisë popullore, kryeprokurori Edi Rama dhe çatallët e tij meditikë s’kanë lënë akuzë pa ngritur kundër kundërshtarëve të tij.

Tani, në këtë mutsihane që kanë rikthyer do gjykohen dhe vetë.

Hiç të mos çuditet!

Karma is absolutely the fucking bitch!

Read Previous

Arrestohen dy mjekë në QSUT, merrnin ryshfet për kryerjen e skanerit

Read Next

S’ka punëtorë! Shpopullimi në nivelin kritik, bizneset kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *