Manjani: Duhet përkufizuar ky pushtet jo ideologjikish, janë grabitës

Kur dikush përpiqet të përkufizojë sjelljen politike të pushtetit të sotëm si “komunist”,”marksist” apo qoftë edhe ” fashist” e “nazist”, në thelb i bën nder atij (pushtetit dmth).

Të gjitha këto terma janë filozofi, ide politike, ideologji. Pavarësisht se janë ekstremizma, prap janë terma që shprehin veprimtari politike që motivojnë turma mbi bazën e një ideje.

Ndërkohë pushteti që sundon tek ne nuk ka asnjë lidhje me asnjërën prej ideve apo ideologjive politike, të njohura nga bota.

Është një grup që ka shtënë në dorë paranë dhe pasurinë publike dhe rrëmben edhe atë private kur i duhet. Ata sillen si pronarë në çifligun e tyre. Bëjnë ç’të duan me pronën e paranë.

Erdhën në këtë pikë pasi u shpërlanë trutë njerëzve me demokracinë e korrupsionin, u hoqën votën, lirinë dhe të drejtat themelore njerëzve dhe, tani zotërojnë pronën e tyre.

Publiku trushpërlarë dhe me liri të hequr ka humbur interesin, pra ska më interes publik.

Një publik pa interes nuk ka sesi të jetë i shqetësuar për pasurinë publike.

Ja, kështu e ka shtënë në dorë pushteti pasurinë publike.

Grabitja në definicion nuk ka asnjë lidhje me asnjë ide apo ideologji politike. Ka qenë dhe mbetet një krim i dënuar nga njerëzimi në jetë të jetëve.

Ndaj e quaj nder të madh që i bëhet grabitjes kur etiketohet me një ideologji politike, qoftë edhe e ekstremit.

Aq më pak grabitja quhet rilindje!

Read Previous

Drejtori fondacionit gjerman ‘Konrad Adenauer’: Situata është e rëndë, korrupsioni largoi rininë nga Shqipëria

Read Next

Sulmi kibernetik/ Xhixho: Qeveria e pafuqishme, institucionet të veprojnë