Manjani: Deputetët nuk mund të paguhen me kohë të plotë

Nga Ylli Manjani
Profesor Artan Fuga ka 100% të drejtë në idenë e Tij se ” Parlamenti nuk mund të ketë më shumë se 50 deputetë”.
50 ore 50 deputetë dhe asnjë më shumë!
Parlamenti i një vendi ku njerëzit ikin nga sytë këmbët duhet reduktuar. Kur ikin njerëzit nga vendi, përfaqësuesit e tyrë duhet të lirojnë vend.
Absolutisht po!
Por unë kam edhe një qasje tjetër në shtesë të idesë së Profesor Fugës. Deputetët nuk mund të paguhen me kohë të plotë.
Asnjë deputet nuk e justikon rrogën e lartë që merr. As me orë pune, as me kontribut. Shumica dërrmuese përzgjidhen për të bërë guakun dhe për të folur vetëm për interes të kryetarit. Të bëjnë ligje apo të kontrollojnë qeverinë,as që bëhet fjalë.
E kuptoni apo jo?
I paguan publiku por nuk i shërbejnë atij.
I shërbejnë kryetarit për çdo hall që ka.
I derdh kryetari si ushqim në atë që e quan kazan që të hajë populli gjellën pa kripë të radhës.
Ndërkohë rroga publike ecën dhe deputetët bëjnë pallë dupi…
Njësoj si pushteti dhe opozita. Pallë dupi.
Atëhere përse duhen paguar kur nuk justifikojnë rrogën?!
Pse mo Zvicra që i paguan deputetët vetëm për kontribut në parlament, nuk ka para?!
Jo or jo, ka demokraci, prandaj!
Kështu që jo vetëm 50 deputetë, por edhe të paguhen me honorare vetëm për kontributin që bëjnë në dobi të interesit publik.
Jam krejt dakord me këtë ide.
Ah po. Kësaj ideje i duhet bashkëngjitur edhe ideja e Ilirjan Celibashit ku të lejohet konkurimi në zgjedhje me listën e tyre edhe i njerëzve që nuk duan të jenë pjesë asnjë partie.
Edhe ata të kenë mundësi të garojnë pa qenë e nevojshme të jesh në një listë partie.
Krejt dakord.

Read Previous

Skandali Rama-McGonigal/ CNN: Aferë e qartë korruptive

Read Next

Gjiknuri: E kam takuar McGonigal, por pas Ramës…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *