“Mandatet u dogjën që të rritej Luli si kastravec në diell”

Nga Nard Ndoka

LSI pati një ofertë tunduese nga Rama për tu futur në zgjedhje lokale duke i dhënë disa bashki dhe e refuzoi. La pushtet, ishte një parti që sakrifikoi, nuk erdhi si një parti e profilit opozitar, sakrifikoi programin e vet si parti e majtë. Nuk tentoi bashkëpunimin me PS, por u vendos qartazi në opozitë.

Basha u tregua jo vetëm i pabesë dhe pa karakter, sepse ishte parti e dytë në opozitës, pa LSI, e kjo në perceptimin e qytetarëve, ishte e pamundur fitorja. Të dalësh sot dhe vetëm të mos kërkosh falje është e turpshme, LSI që mori mijëra vota e nuk u ndanë në mandate. Unë u habita se si LSI ka rezistuar deri tani, në pjesën e arrogancës së PD dhe tolerancës. Duhet falënderuar Kryemadhi për qëndrimin e mbajtur ndaj Bashës

Vendimet për dorëzimin e mandatit u mor sepse u përpoq që të rritej autoriteti i Bashës, të bëhej lider,, të rritej si kastravec në diell, por kjo nuk u bë. Nuk u bë lider, mbeti lider i vocërr, Luli i vocërr, edhe është fatkeqësi kombëtare që ai të jetë lideri i PD-së. Ky palaço bënte marrëveshje të fshehta dhe në dëm të LSI dhe PD, duke e kthyer në një shtojcë të Edi Ramës

kumtari.al

Read Previous

OKB: Afganistani po përballet me “katastrofën më të keqe humanitare që kemi parë ndonjëherë”

Read Next

38 milionë euro për blerjen e energjisë në tregun e lirë vetëm për gjysmën e nëntorit