Malltezi: Nuk lejohet që ‘sulltani’ me banditët e tij t’i imponohet Gjykatës

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, në një intervistë për Panorama TV, pas përfundimit të protestës përpara Kryeministrisë, tha se aksioni opozitar vijon çdo ditë me qytetarët, ata të zhgënjyerit dhe me socialistët e penduar.

I pyetur nga gazetari i Panorama Klevi Muka, si do vijojë aksioni i PD, Malltezi tha:

“Aksioni vijon cdo ditë me qytetarët, aksioni në radhë të parë vijon me qytetarët e zhgënjyer. Rama ka krijuar një gropë shumë të rëndë me emigracionin, është shumë e rëndë, as në 90 s’ka qenë dëshpërimi kaq i madh.

Del nevojë e madhe të bashkohemi, dhe socialistëve të thjeshtë u kanë ikur fëmijët.

Aksionin e saj PD do e ketë me qytetarët e thjeshtë. Këtu është punë a do kemi një republikë apo sulltanat”.

Në lidhje me vendimin që pritet të japë gjykata për vulën e PD,

“Ne me qytetarët jemi në protestë cdo ditë. Gjykata do duhet të shprehë vullnetin e qytetarëve, partitë politike nuk i cakton sulltanati. S’mund të kesh asnjë gjykatë që të dalë përmbi vullnetin e qytetarëve, ne me emërime i kemi pasur në komunizëm, qytetarët nuk i imponohen gjykatës, gjykata duhet të jetë e pavarur por e njejta gjë nuk lejohet që t’i imponohet sulltani gjykatës të çojë Agaçin e banditët e tij”.

Read Previous

Berisha: Revolucioni i opozitës nuk do ndalet

Read Next

U shpreh në Kuvend se do të shpallej një tjetër politikan non grata: Rama: Nuk kam paralajmëruar asgje