Malltezi: Kopshtin ‘Kei’ po ia bëjnë dhuratë komunitetit pronarët e tokës, nuk e ka ndërtur Rama

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi, e ka quajtur kryeministrin Edi Rama një hajdut ordiner. Malltezi ka nxjerrë blof kreun e qeverisë në lidhje me ndërtimin e kopshtit ‘Kei’ në Tiranë.

Sipas Malltezit, kopshtin po ia bëjnë dhuratë komunitetit pronarët e tokës ndërsa shton se është bërë pa tender, se në të kundër kryeministri do të vidhte si në gjithçka tjetër.

Malltezi shprehet se Rama nuk duhet të mburret me një investim që nuk po e bën vetë ai por duhet të falenderojë pronarët e tokës.

“Edi Rama je hajdut ordiner. Ky është kopshti më i mirë e modern në Tiranë me ashensor e fasadë të ventiluar qe po ia bvjmë ne pronarët e tokës dhe investitoret dhuratë komunitetit e jo zotrote. Pronarët e tokës ia bëjnë Hallall komunitetit dhe nuk janë vetëmburrur ndaj është Turp të vetëmburret Rama pa falenderuar pronarët e tokës.

Falenderoi pronarët, pastaj mburru po deshe, dhe thuaji që është bërë pa tender se do ishte vjedhur si gjithçka që bën qeveria jote. Zoti Rama përkundrazi vodhi 5000m2 tokë e ndërtesë 2-katëshe që ishte planifikuar për gjimnaz e ia fali Carlo Bolinos!”-shkruan Malltezi.

Read Previous

IMT shkon t’i shembë shtëpinë, kryefamiljari plagos me armë punonjësin

Read Next

Shkrimtari i njohur, Salman Rushdie, sulmohet me thikë në Nju Jork