Malltezi: Ja si qeveria BLEN (merr me qera) median kombetare Top Channel

Denoncimi i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi: Duke përdorur Blushin si sekser dhe kryer vepër penale me fatura fiktive! Mega-Afera me foto:

1. Blushi në 2017 si kryetar i Libra quante inceneratorët si aferë korruptive.

2. Blushi në bashkëpunim me sekserët e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto krijojnë guacken EM Capital në Bullgari për t’u fshehur. Kjo guackë nuk kishte para kur u krijua, por do merrte mbi 1 milion euro nga inceneratori i Tiranës (pra merr para publike përkundrejt lëshimit të faturave fiktive!).

3. EM Capital (Mërtiri-Zoto-Blushi) nënshkruajnë kontratë me pronarët e Top Channel për t’iu blerë borxhin 51% të kompanisë Lori Cafe (emri zyrtar Valtelina shpk) që e kishin të tretët. Kontrata kërkonte 153 milion lekë që do paguheshin fillimisht (Kjo ishte shuma që ishte borxh tek të tretët që kishin marrë 51%) dhe 600,000 euro do paguhej me këste.

4. Kontrata firmoset, paratë jepen për borxhin, dhe hyn në fuqi kontrata në dhjetor 2019 ku Mërtiri-Zoto-Blushi dalin si pronar me 51% tek Lori Cafe (Valtelina shpk).

5. EM Capital (Zoto-Mertiri-Blushi) lëshojnë fatura fiktive për inceneratorin e Tiranës për një vlerë të vërtetuar prej të paktën 1,050,000 euro!!! Lefter Koka ka 1 vit i burgosur për fatura fiktive, por, aha, kur vjen puna tek Rama & Blushi SPAK kthehet ASPAK.

6. Blushi rri drejtor për 2 vjet në Top Channel dhe kjo media kombëtare kthehet në avokate të Edi Ramës dhe inceneratorëve. Përveç milionave si reklama, Top Channel prodhon me pagesë edhe 3 emisione pro inceneratorëve, duke keqpërdorur edhe pedagogë (duke marrë pjesë të fjalive që pëlqen e heq të tjerat).

7. Në 2022 çudia ndodh: Ndonëse kane marrë mbi 1 milion euro nga para publike përmes inceneratorit të Tiranës dhe ndonëse kanë paguar Lori Cafe të paktën 153 milion lekë (për borxhin tek të tretët), Zoto-Mërtiri-Blushi dalin me 0 aksione nga kompania e Lori Cafe pasi nuk i kanë bërë pagesat në kohë!!!

Pra, jo se nuk kanë paguar, JO, paratë u paguan por jo në kohë!

Dmth, mbaroi kontrata e marrjes me qira të medias kombetarë!

Mega-afera e Inceneratorëve është korrupsion masiv i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaci, Erion Veliaj, etj. Përmes sekserëve të tyre që i përdorën si instrumenta përfshi: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Ben Blushi, Lefter Koka dhe Alqi Bllako. Përpjekja për të mbyllur mega-aferën me fatura fiktive të Kokës apo zëri kadastral i gabuar për Bllakon janë mjerane dhe tregojnë se drejtësia e kapur nga Soros është më e pisët se çdo lloj dreqtësie që mund të këtë pasur ndonjëherë në këtë vend. Kemi bërë mbi 150 pyetje të thjeshta për SPAK, por jan” thuajse retorike, pasi është mega-aferë e menduar nga Ahmetaj, por e dirigjuar dhe komanduar direkt nga Edi Rama dhe Engjëll Agaçi. Nuk fshihen dot me hetim të dëmit nga keqpërdorimi i zërit kadastral (0.1% e vlerës që po vidhet!). Të shohim cila media apo portal do këtë këllqe të nxjerrë këto foto dhe prova që tregojnë kapjen e medias kombëtare nga Edi Rama dhe aferën me Blushin dhe Mërtirin që lëvizin lirshëm në Tiranë ndonëse janë pjesë e faturave fiktive.

Read Previous

Fiona Hill: Lufta e Tretë Botërore ka filluar

Read Next

Ambasadorja e BE: Nuk ka asnjë vendim për non grata nga BE-ja