Makina përplas te vijat e bardha 14-vjeçaren në Elbasan

Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit. Burime për MCN bëjnë me dije se automjeti tip Golf në ecje e sipër ka përplasur një vajzë 14 vjeçe e cila ishte duke kaluar rrugën te vijat e bardha.

E plagosura është dërguar menjëherë në spitalin e Kirurgjisë Elbasan ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

14-vjeçarja në momentin e aksidentit ka qenë duke marrë byrek në orën e pushimit të gjatë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit.

Read Previous

Ironia e Berishës me himnin e fushatës së Ramës (VIDEO)

Read Next

Urbani i Kamzës hipën mbi bordurat ndarëse të trafikut