Magdalena Andersson: Kryeministrja e parë femër e Suedisë kthehet pas dorëheqjes

Kryeministrja e parë femër e Suedisë është riemëruar në postin e lartë, pas dorëheqjes javën e kaluar nga trazirat politike brenda disa orësh nga marrja e postit javën e kaluar.

Deputetët mbështetën udhëheqësen e Partisë Social Demokrate Magdalena Andersson me një diferencë të ngushtë, në një votim të ri ditën e sotme, raporton BBC. Ajo do të përpiqet të udhëheqë një qeveri njëpartiake deri në zgjedhjet në shtator të vitit të ardhshëm. Ajo u largua nga posti i kryeministres të mërkurën e kaluar pasi koalicioni i saj u shpërbë.

©Kumtari.al

Read Previous

“Unë nuk u zgjodha për të qenë frikacak”/ Dodik: Putini dhe Kina do të ndihmojnë nëse perëndimi vendos sanksione

Read Next

Vjosa del nga shtrati