Luli paralajmëron përjashtimin e Berishës nga çdo strukturë deri edhe si anëtar i thjeshtë i PD

Kreu i opozites, Lulzim Basha tha ne takimin me kryetaret e degeve te PD se vota e kryesise i dha pergjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.

Basha tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky kuvend ne dalim te bashkuar, partner te palekunder te SHBA dhe BE.

Ai paralajmeroi marrjen e masave kunder Berishes apo kujdo tjeter qe shkel statutin e PD-se.

“Do te beje Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Ka thene qe nuk e njeh Kuvendin e dates 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgje legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qellimi eshte ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD.

Por veprimet ilegjitime, tentativa per bunkerizim, demtimi I interesave elektorale dhe politike te PD, e kane pergjigjen ne Statut.

Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesise se Partise, fatin e ka te caktuar nga Statuti i Partise, perfshire ketu edhe Sali Berishen.

Boll eshte boll. Asnjë anëtar nuk eshte mbi Statutin dhe nuk eshte mbi te tjeret.”, u shpreh Basha.

Read Previous

Bardhi në Komisionin Hetimor: Jam gati të dëshmoj për masakrën në Elbasan

Read Next

Çudirat dhe çmenduria në këtë vend nuk kanë të mbaruar / Shikoni rrugën e çuditshme që inaguron kryetari i bashkisë