Lukashenko në intervistë për BBC: Ne mund të kemi ndihmuar emigrantët për në BE

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë i ka thënë BBC-së, përcjell Kumtari, se është “absolutisht e mundur” se forcat e tij kanë ndihmuar emigrantët të kalojnë në Poloni, por mohon që ata të jenë ftuar.

Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, janë përpjekur të hyjnë në BE nëpërmjet Bjellorusisë prej muajsh.

Në një intervistë ekskluzive, Alexander Lukashenko tha: “Ne jemi sllavë. Ne kemi zemra. Trupat tona e dinë se emigrantët po shkojnë në Gjermani.”

“Ndoshta dikush i ka ndihmuar. Unë as nuk do ta shqyrtoj këtë,” shtoi ai.

BE, NATO dhe SHBA kanë akuzuar liderin bjellorus për joshjen e emigrantëve në kufi, me premtimin e rremë për hyrje të lehtë në BE. Diçka që ai e ka mohuar.

“Unë u thashë atyre [BE-së] se nuk do t’i mbaj emigrantët në kufi, nuk do t’i mbaj dhe nëse vazhdojnë të vijnë tani e tutje, unë nuk do t’i ndaloj, sepse ata nuk po vijnë për në vendin tim, ata po po vijnë për tek ju”, tha ai.

“Por unë nuk i ftova këtu. Dhe të jem i sinqertë, nuk dua që ata të kalojnë nëpër Bjellorusi.”

Lukashenko ka qenë në pushtet që nga viti 1994, por rizgjedhja e tij si president vitin e kaluar u diskreditua gjerësisht nga Perëndimi dhe nuk u njoh nga BE-ja.

©Kumtari.al

Read Previous

Covid-19 në vendin tonë / Ja si paraqitet gjendja në 24 orët e fundit

Read Next

Edmond Spaho-Bashës: Bëhu një herë të vetme burrë dhe jep dorëheqje