Luhatjet e motit shtojnë virozat/ Mjekët: Probleme edhe me alergjitë, kujdes me antibiotikët

Luhatja e temperaturave me disa gradë mëngjeseve dhe gjatë ditës,  ka shtuar numrin e virozave në qarkullim dhe fluksin e pacientëve të vegjël që paraqiten tek mjeku.

“Kemi një fluks të shtuar të virozave që gërshetohen me faktorë të tjerë si alergjitë e pranverës. Në këtë periudhë janë si pasojë e ndryshimit të temperaturave të ambientit me luhatje të madhe mbi 10 gradë”- shprehet Aida Mara, mjeke pediatre.

Femijët e vegjël shfaqin temperaturë të lartë por shpesh virozat e përziera me alergji shkaktojnë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Mjekja pediatre ngre një shqetësim për prindërit e rinj kryesisht, të cilët marrin mjekime nga farmacistët apo dhe antibiotikë, pa konsultë mjeku.

Të mos shkojmë në farmaci të marrim mjekime nga të ndryshme, ose direkt antibiotik pa u vizituar te mjeku. Antibiotikët në rastet e virozave nuk bëjnë përmirësim, por ulin rezistencën”- shton mjekja.

Edhe pse antibiotiku është i ndaluar të jepet pa recete , shpesh në farmacitë tona kjo nuk respektohet./TCH

 

Read Previous

Erion Veliaj, mashtrues me touchscreen

Read Next

“Euro në pikiatë”/ Bizneset letër BSH dhe qeverisë: Merrni masa, po falimentojmë!