Luftë juridike: Sovraniteti kombëtar përballë të drejtës së BE

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki fajësoi BE para Parlamentit Europian, se po kalon kompetencat dhe mbrojti sovranitetin kombëtar. Eurodeputetët e fajësojnë atë se po cënon bazën e përbashkët ligjore të BE.

Mateusz Morawiecki e tejkaloi kohën e fjalimit, sepse dukej se donte të kapte dimensione të mëdha. Ai erdhi në Parlamentin Europian për t’i paraqitur kritikëve qëndrimin e qeverisë polake për kompetencat ligjore dhe politike të BE. Një qëndrim që është diametralisht i kundërt me atë të shumicës së eurodeputëteve dhe Komisionit Europian në lidhje me bazën e  përbashkët të veprimit në BE. Një debat emocional i gjatë.

Grindje për sovranitetin kombëtar dhe të drejtën e BE

Para Parlamentit Europian dhe presidentes së Komisionit të BE, që kishte ardhur për t’i dalë ballë qëndrimit polak dhe të mbronte ligjshmërinë sipas BE, kryeministri polak, Morawiecki bëri thirrje që Europa të qëndrojë e bashkuar. Ai bëri një hyrje të gjatë fillimisht tek krizat ndërkombëtare që duhen tejkaluar dhe që kërkojnë bashkëpunim. Që nga mungesa e enegjisë tek migracioni deri tek agresioni rus. Ai pranoi, se anëtarësimi i Polonisë në BE i ka ndihmuar jashtëzakonisht zhvillimit ekonomik të vendit.

Pastaj Morawiecki kaloi në sulm. Në BE shihet gjithnjë e më shumë një tendencë që “vende anëtarë të trajtohen si të klasit të dytë”, që Polonia sulmohet në mënyrë të njëanshme nga institucionet e BE, dhe se për këtë ai nuk do të heshtë. Kryeministri polak mbrojti me forcë vendimin e kontestuar të Gjykatës Kushtetuese polake që e kishte porositur qeveria e tij. Sipas sistemit kombëtar të drejtësisë merr fund në Poloni kompetenca e Gjykatës Europiane për kushtetutën polake, kështu argumentoi Morawiecki, gjithçka tjetër është tejkalim i kompetencave që marrëveshjet europiane i japin Gjykatës së Luksemburgut. Në fund të fundit BE nuk është supershtet, por një aleancë shtetesh. Nëse kërkohet më shumë shumë, kjo duhet vendosur politikisht. Kryeministri polak bën pikërisht atë, prej së cilës paralajmërojnë juristët gjithmonë: Ai shkëput nga konteksti citate të gjykatave të tjera kushtetuese europiane për të provuar tezat e tij, se kudo në BE, gjykatësit më të lartë e kritikojnë përparësinë e vendimeve të Gjykatës Europiane.

EU-Parlament | Polen Ministerpräsident Mateusz Morawiecki

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki

Vërtet që ka grindje për raste të caktuara, por dallimi është se asnjëherë një Gjykatë Kushtetuese nuk e ka vënë në pikëpyetje kompetencën e Gjykatës Europiane në parim. “Shtete anëtare mbeten sovrane”, solli në mendje Morawiecki. Kjo nuk vihet në diskutim, por nga ky sovranitet ai nxjerr konkluzionin që në fund e drejta polake qëndron para asaj europiane. “Shteti ligjor është në Varshavë po aq i rëndësishëm sa në kryeqytetet e tjera”, deklaroi kryeministri, por ai përdoret si pretekst për të kërkuar gjëra nga vendet anëtare që nuk gjenden në marrëveshjet europiane./DW/

Read Previous

Ndryshimet kushtetuese, Bardhi: Me dakordësi edhe të ndërkombëtarëve

Read Next

Lufta në Siri: Shpërthim vdekjeprurës autobusit ushtarak në Damask