Luçiano Boçi: Në sheshin e burrave, të ndajmë të bardhën nga e zeza

Kandidati opozitar i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi iu ka dërguar një mesazh qytetarëve elbasanas në çeljen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij ai pohoi se e vetmja gjë që nuk do të bënte për qytetarët, ishte fakti se nuk do t’i gënjente ata.

E thjeshta deri në madhështi; faleminderit për mbështetjen. Ky falënderim nuk e shpreh plotësisht mirënjohjen time për ju. Në këtë hapje fushate, përpara se t’ju them qytetarëve se çfarë do bëj unë për ta, do ju them se çfarë nuk do bëj. Le ta ndajmë këtu në shesh të burrave, të bardhën nga e zeza, së pari; nuk do ju gënjej, për asnjë votë, për asnjë parti. Unë nuk pranoj t’ju gënjej, sepse nuk pranoj t’ju fyej. Ndershmëria është politika më e mirë. Unë nuk do t’ju zhgënjej. Sot nuk kam të drejtë që të mos luftoj sepse ne kemi të drejtën dhe detyrën qytetare që të fitojmë.”, tha Boçi.

Read Previous

Berisha dhe Meta prezantojnë Boçin në Elbasan

Read Next

Rritje pagash dhe pensionesh para fushatës, Berisha sfidon Ramën: Në 15 maj do të të çjerrim maskën e bamirësit