Lotaria Amerikane/ Ja kur dalin rezultatet

Dalin sot rezultatet e Lotarisë Amerikane

Duke nisur nga ora 18.00 e ditës së shtunë, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane mund të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

Për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.

Pasi të ndodheni në webfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja e fituesve bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

Read Previous

Berisha: Shumë shpejt, Rama do i thotë mirupafshim pushtetit

Read Next

Këlliçi me profesionistët e lirë: 5 prioritetet përmirësojnë jetën e qytetarëve