Lori Hoxha mbron produktin e saj intelektual BBV. Nuk duron kritikat e gazetares Sonila Meço

Producentja e Big Brother Vip, Lori Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së gazetares së njohur Sonila Meço të bërë ditën e djeshme teksa i quan banorët e ‘BBV’ kavje laboratorike të cilët lejojnë të përdoren dhe të manipulohen, ndërsa teleshikuesve “kaviet jashtë laboratorit” që presin drejtësi.

Koment ky i bërë nga ajo në profilin e saj zyrtar të Instagramit, tek ‘Close Friend’s (vetëm për miqtë e ngushtë) ku ka shpërndarë shkrimin e gazetares duke e krahasuar me inatin e një personi ndaj një grupi ‘cool’ të shkollës.

Ka qenë ‘Iconstyle’ që e ka bërë fillimisht publike statusin e Hoxhës.

“E keni parasysh ai grupi “cool” i shkollës që me të mirat apo të këqijat e veta prapë është “cool”. Dhe ti në thelb i ke inat po nëse ata do të ftonin të haje drekën me ta, ti do ti lije shokët e fëmijërisë në baltë vetëm që të uleshe njëherë me ta.”– ka shkruar Lori.

Read Previous

LAJM I FUNDIT/ Vrau 3 gra në Tiranë, arrestohet Dan Hutra

Read Next

Me Foto/ Ja krimineli që vrau tre gra në Tiranë