Liverpul shkërmoq Manchester United, 4 gola në Anfield

Liverpuli rikthehet te fitorja në kampionat. Të kuqtë e Klopit mposhtën me rezultatin 4-0, Mançester Junajtid në sfidën e zhvilluar në “Anfield” të vlefshme për javën e 30-të të Premier Ligës.

Një dominim i frikshëm i skuadrës së drejtuar nga Jyrgen Klop që ka marrë përkohësisht kryesimin e kampionatit. Diaz hapi serinë e golave në minutën e 5-të, për të vijuar më pas me Salah, që dyfishoi shifrat në minutën e 22-të. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 ndërkohë që në pjesën e dytë Mane dhe Salah vulosën “pokerin” e vendasve.

renditja

Vlen të theksohet se në minutën e 7-të u regjistrua një gjest tepër emocional, ku të dy tifozeritë u ngritën në këmbë, për të mbështetur Kristiano Ronaldon, në momentin më të vështirë të jetë, pas humbjes së djalit të tij./panorama sport

FT| LIVERPUL-MANÇESTER JUNAJTID 4-0

Diaz 5′, Salah 22′, 85′ Mane 68′

GOLI I DYTË I SALAH: 

GOLI I MANE: 

GOLI I SALAH: 

GOLI I DIAZ: 

FORMACIONET ZYRTARE: 

Liverpul: Alison; Aleksandër-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinjo, Henderson, Tiago; Salah, Mane, Diaz.

Mançester Junatjid: De Gea, Van-Bisaka, Meguajër, Lindelof, Xhons, Dalot, Pogba, Matiç, Bruno Fernandez, Elanga, Rashford.

Livepul-Junajtid

Read Previous

‘E rrallë’/ Rama nuk mban premtimin për blerjen e satelitëve Albania1 dhe Albania2

Read Next

Mësuesit në Librazhd në protestë: Të ulet çmimi i biletës së transportit