Lirohet nga burgu në Mianmar gazetari amerikan Danny Fenster

Gazetari amerikan Danny Fenster është liruar nga burgu në Myanmar, sipas një zyrtari ushtarak të Mianmarit dhe ish-guvernatorit të Nju Meksikos, Bill Richardson. Ai kishte qenë në një vizitë private humanitare në vend.

Lirimi i Fenster vjen vetëm disa ditë pasi ish-redaktori menaxhues i Frontier Myanmar – një gazetë e pavarur që mbulonte çështjet aktuale, biznesin dhe politikën – u dënua me 11 vjet burg nga një gjykatë ushtarake në Myanmar.
Zëdhënësi ushtarak i Mianmarit Zaw Min Tun tha për CNN Business se gazetari “është liruar dhe deportuar. Ne do të japim më vonë detaje se pse ai u lirua.”

Sipas një deklarate të lëshuar nga Richardson të hënën, Fenster do të kthehet në Shtetet e Bashkuara “përmes Katarit.

©kumtari.al

Read Previous

Në foltoren e Kuvendit, teatri vazhdon / Basha- Ramës :“Mbeturinë social-realiste”

Read Next

Protesta e fermerëve në Lushnjë / Reagon Presidenti Ilir Meta