Lindi në Argjentinë, shkëlqeu në Spanjë, po shuhet në Francë

“Futbolli lindi në Argjentinë, u zhvillua në Spanjë dhe po shuhet në…Francë”! Ky është përkufizimi më i mirë i situatës së Lionel Mesit. Shumëkush e cilëson si futbollistin më të mirë në histori, por aventura e tij te PSG është një dramë e vërtetë.

Teksa PSG ka zhvilluar javën e 12 të kampionatit, Mesi nuk regjistron ende golin dhe asistin e parë në kampionat. Në mbrëmjen e sotme do ta niste titullar kundër kampionëve aktual të Ligue 1, Lille. Këta të fundit po kryesonin në pjesën e parë falë golit të David.

Performanca e treguar nga Mesi ishte tërësisht e dobët, ndërsa Pochetino zgjodhi që të aktivizonte Ikardin në vendin e tij duke nisur nga minuta e 46. Menjëherë PSG nisi që të krijonte më shumë raste sulmuese dhe rezultati do të përmbysej në minutat e fundit me Di Marian. /Sport Ekspres/

Read Previous

Pioli, me Ibrën në skuadër çdo gjë më e lehtë edhe për mua

Read Next

Nuk ndalen memet me Lulzimin