Ligji për Referendum / Protesta në të gjithë Serbinë / Vuçiç: Nuk do ta shfuqizoj ligjin

Gjatë ditës së sotme, në më shumë se 50 qytete të Serbisë janë zhvilluar protesta për shkak të ligjit për referendum, sipas mediave vendase.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në përgjigje të protestave, është shprehur se nuk do ta shfuqizojë Ligjin për referendum, duke thënë se Serbinë nuk do ta udhëheqin ata që nuk i fitojnë zgjedhjet.

“Savo Manojloviçit (Aktivisti i iniciativës Go Change) i them se nuk do ta shfuqizojë Ligjin për Referendum dhe nuk më shkon mendja ta shfuqizoj, tashmë e kam nënshkruar. As Rockefeller, as Manojloviç nuk do të udhëheqin me Serbinë, nëse nuk i fitojnë zgjedhjet”, tha Vuçiç.

©Kumtari.al

Read Previous

Ende qarkullojnë thashetheme për mosmarrëveshje midis dukeshave

Read Next

Durrësi një “kantier” i hapur por pjesa më e madhe e objekteve në projektim