‘Ligjet Xavi’ te Barcelona

‘Ligjet Xavi’ te Barcelona

Trajneri i ri i Barcelona, Xavi Hernandez, ka ardhur me rregulla të reja te ekipi Katalanas.

Ish legjenda e Barça ka përpiluar një listë prej 10 pikash me qëllim që skuadra të rifitojë vendin e saj të merituar.

Xavi Hernandez u zgjodh në krye të skuadrës. Me të marrë këtë lajm tepër emocionues për të, Xavi menjëherë ndezur motorët për të ringritur skuadrën ka përpiluar një listë prej 10 pikash që lojtarët dhe ekipi duhet t’i përmbahen.

Kjo është një listë prej 10 pikash, e cila nuk pranon negociata dhe në rast shkeljesh secili do përballet me dënime.

Kjo është lista me ‘Ligjet Xavi’ sipas medias Spanjolle:

1- Lojtarët duhet të jenë gati 90 minuta para stërvitjes.

2- Punonjësit e ekipit duhet të jenë gati 120 minuta minuta para stërvitjes.

3- Dieta dhe ushqimi i lojtarëve përcaktohet dhe pregatitet nga Klubi, nuk ka ushqim nga jashtë.

4- Sistemi i ndëshkimit i vendosur më parë nga ish-trajneri Luis Enrique do të rikthehet, në rast sjelljesh të pahijshme lojtarët gjobiten me para.

5- Në rast të përsëritjes së jelljeve të pahijshme e të gabuara gjoba shtohet.

6- Futbollisët duhet të jenë në shtëpi 48 orë para ndeshjes.

7- Do kërkohet 100% performancë gjatë stërvitjes, pritet që lojtarët të tregojnë përpjekje maksimale deri para ndeshjes zyrtare.

8- Të gjitha aktivitet jashtë futbollit të lojtarëve do të survejohen dhe do mbahen nën kontroll.

9- Futbollisët nuk duhet të marrin pjesë në aktivitete të cilat rrezikojnë fizikun e tyre si’ sërf apo vrapimi me kuaj e të ngkashme.

10- Duhet që gjithmonë të jenë shembull me sjelljet e tyre te shoqëria.

kumtari.al

Read Previous

Edhe katër ditë nga raundi i dytë i zgjedhjeve, test i fortë për qeverinë e Kurtit

Read Next

Shpiket diagnoza, sëmundje e re “Ngrohja Globale” / Pacienti i parë në botë që vuan nga ndryshimet klimatike