Lideri i “no vax” shërohet nga Covid’i dhe ndryshon mendim: Vaksinat shpëtojnë jetë

Dikur ishte një ndër zërat më kritikë kundër vaksinave të koronavirusit, por pasi u infektua ndryshoi totalisht mendim.

Kjo është historia e liderit të lëvizjes “no vax” në Veneto, Lorenzo Damiano i cili ka një “vizion të ri për botën” pasi kaloi 1 javë i shtruar në terapinë intensive me oksigjen në spitalin “Vittorio Veneto”

“I them po vaksinës sepse shpëton jetë”, shprehet 56-vjeçari për “il Gazzettino”, ndërsa për pasaportën e gjelbër ka ende disa kritika dhe shton se duhet të përshtatet në varësi të situatës pandemike, raporton A2news.

“Ndonjëherë duhet të kalosh vështirësi për të kuptuar se si funksionojnë gjërat”, konfirmon lideri i lëvizjes “Norimberga 2”, nën siglën e të cilës kandidoi për kryebashkiak të Coneglianos.

Damiano, i cili më herët shprehej se virusi ishte një sajesë, kishte marrë pjesë në shumë grumbullime kundër pasaportës së vaksinimit.

Në aktivitetin e tij kundër vaksinave, ai kishte qëndrime të përziera kundër sistemit, duke bërë thirrje për një “Nurnberg 2”, ndaj promotorëve të vaksinimit me parullat e zakonshme kundër “diktaturës shëndetësore”.

Read Previous

Victoria Beckham gris pizhamet 13 £ të Primark dhe i shet për 1,100 £

Read Next

Varianti Omicron ishte në Evropë para se të identifikohej në Afrikën e Jugut