Letrat e censuruara të Marie Antoinette deshifrohen me rreze X

Nga Katharine Gammon,

Një studim zbulon nën pjesët e nxira të letrave të saj për të parë nëse marrëdhënia me Kontin suedez ishte më shumë se një miqësi.


Faqja e dytë e një letre të Mbretëreshës Marie-Antoinette dërguar Kontit von Fersen, 4 Janar 1792.

Ishte fundi i 1791 ose fillimi i 1792, në një pallat në bregun e djathtë të lumit Seine në Paris. Bota ishte gati të ndryshonte – në mënyrë drastike. Franca ishte në prag të revolucionit, ndërsa fraksione të ndryshme luftuan për kontroll. Mbretëresha e vendit, Marie Antoinette, u vëzhgua dhe u monitorua nga afër pas një përpjekjeje për arratisje në Varennes, Francë dështoi. Por ajo ende arriti t’ia dilte të përvjedhë letra drejtuar mikut të saj dhe dashurit të përfolur, kontit suedez Axel von Fersen.

Për 150 vjet, studiuesit pyesin se çfarë sekretesh bartnin ato letra. Von Fersen kishte bërë kopje të tyre, por fjalët dhe fragmentet brenda kopjeve janë redaktuar shumë nga një censurues i paidentifikuar i cili i kishte nxirë me bojë.

Tani bota ka një vështrim të jetës romantike të Antoinette dhe von Fersen. Në një artikull të botuar javën e kaluar në revistën Science Advances, studiuesit zbuluan fjalët dhe frazat dikur të fshehura të letrës. Shkencëtarët përdorën një teknikë të quajtur Spektroskopi Fluoreshente me rreze X, e cila mund të zbulojë shkrimet e fshehura poshte bojrave kimike të ndryshme pa dëmtuar dokumentet. Letrat tregojnë një miqësi të thellë midis Antoinette dhe von Fersen, por nuk na rrëfejnë se kjo miqësi ishte më tepër se miqësore.

Është gjithmonë interesante të shohësh se çfarë përmbajnë ato mendime që një person i konsideron vërtet intime dhe vendos t’i fshehë,” tha Anne Michelin, një studiuese në Muzeun Kombëtar Francez të Historisë Natyrore në Paris, e cila është bashkëautore e një studimi të ri. “Ne e dimë se çfarë është vërtet intime dhe çfarë është informacion publik.”

Michelin dhe kolegët e saj aplikuan Spektroskopi Fluoreshente me rreze X për të analizuar pjesët e redaktuara të 15 letrave. Studiuesit arriteën me sukses të lexonin 8 nga këto letra, ku ata gjetën ndryshime të vazhdueshme të përqindjeve të bakër-hekur si dhe zink-hekur si në tekstin origjinal ashtu edhe në bojën e përdorur për redaktim, të cilat ata e dizajnuan për të zbuluar tekstin origjinal. Studiuesit gjithashtu përdorën analiza statistikore për të sqaruar sa më shumë pjesë.

Pjesët e censuruara të shkrimeve nxorën në pah tregues emocionalë dashurie mes Mbretëreshës së Francës dhe kontit Suedez të shprehura me fjalët si: “i shtrenjti“, “miku im delikat“, “të admiroj” dhe “marrëzisht“.

Studiuesit shtojnë se shumë letra në arkiva të supozuara të shkruara nga Marie-Antoinette në të vërtetë ishin kopje të origjinaleve të bëra nga von Fersen. Kopjimi i letrave ishte një praktikë e zakonshme në atë kohë, për arsye administrative (si ruajtje rezervë para Hard Disqeve). Për shkak se përqindja e elementëve të bojës në shkrime si dhe pjesët e nxira ishin të ngjashme, ka të ngjarë që personi që i censuroi këto letra-dokumente të ketë qenë vetë von Fersen.

Njëhsimi redaktoi një rresht dhe shtoi tekstin mbi të me të njëjtën bojë për t’u siguruar që rreshti do të ishte ende i lexueshëm, duke ndryshuar fjalinë “letra e 28-të më bëri të lumtur” në atë më të lehtë “letra e 28 -të më arriti“. Studiuesit thonë se kjo është bërë për arsye politike, për të shmangur ndonjë situatë kompromentuese nëse letratat bienin në duar të gabuara.

Shikimi me kujdes nën sipërfaqe për të zbuluar diçka të fshehur nën të është një synim i zakonshëm gjatë studimit të dokumenteve, tha Aniko Bezur, një studiues në Institutin e Universitetit Yale për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili nuk ka qenë pjesë në kërkimin rreth Antoinette. Bezur ishte pjesë e një ekipi që kohët e fundit përcaktoi se harta Vinland, një dokument që dukej se pasqyronte udhëtimet e Vikingëve në Amerikën e Veriut, ishte një falsifikim.

Ajo tha se informacioni i mbivendosur mbi shkrime të tjera paraqet sfida dhe mundësi për studiuesit. “Ndonjëherë ju jeni me të vërtetë me fat sepse bojërat janë mjaft të ndryshme kështuqë ju të jeni në gjendje ta lexoni, por nganjëherë nuk mund jeni me fat“. Bezur tha se autorët e artikullit nuk përdorin vetëm një mjet për të zbuluar shkrimin – ata diskutojnë nga shumë pikëpamje, gjëra që do të ishin të dobishme për studiuesit e tjerë.

Studiuesit përqendrohen në metodat jo të dëmshme, në mënyrë që dokumentet të ruhen për shkencëtarët e ardhshëm, të cilët mund të kenë teknika edhe më të mira për të përdorur. “Ka një kosto për gjithçka që bëjmë përsa i përket trajtimit të objekteve,” shpjegoi Bezur. “Ne duhet të bëjmë një lloj analize të kosto-përfitim që përfshin përkujdesësit dhe të zotët e atij objekti në mënyrë që të mos komprometojmë përpjekjet e së ardhshmes rreth deshifrimeve nëse ka teknika të reja ose qasje të reja analitike që mund të bëjnë një punë edhe më të mirë sesa ne mundemi.”

Nëse Marie Antoinette do të shkruante sot dhe do donte që mesazhet e saj të mbeteshin sekrete, ajo mund të fshihte tekstet e saj ose të bënte modifikime në ndryshimet e përcjella në një dokument, tha Bezur. Këto lloj ndryshimesh do të zbuloheshin nga specialistët e IT të cilët do të deshifronin një metodë të ndryshme në modifikimin e korrespondencës. “Është një kontrast interesant krahasimi i kohëve të sotme dhe e shekujve më parë … sa e ndryshme është bërë praktika jonë e komunikimit.”

Michelin ishte e tronditur nga ndërthurja interesante e përmbajtjeve intime me pyetjet politike në letra, të cilat gjithashtu përmbanin edhe komente mbi ngjarjet aktuale dhe politikën. “Fjalët janë vërtet të forta, kështu që ne mund të shohim një marrëdhënie që është vërtet e sinqertë. Por që është ndikuar edhe nga kjo kohë krize: Është vërtetë interesante të shihet se si ndërthuren ngjarjet politike dhe marrëdhëniet personale.”

/insidescience/

kumtari.al

Read Previous

Rekomandohet doza e tretë e vaksinës

Read Next

Basha, “Nokën nuk e kam përjashtuar por e kam paralajmëruar” / “Nuk mund të mbetemi peng i axhendave personale”