Leart Vasili shpprblehet nga Veliaj për qëndrimin pro shembjes së Teatrit Kombëtar

Laert Vasili ka qenë një ndër artistët më të zëshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Madje, ai mbahet mend edhe për zënkat me kolegët e tij, të cilët qëndruan për rreth dy vjet në një protestë paqësore në mbrojtje të godinës simbol të kulturës së Tiranës.

Edhe pasi ndërtesa u shemb në të gdhirë të 17 Majit të vitit 2020, aktori Laert Vasili u gjend sërish në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, urdhëruesi i shkatërrimit të Teatrit.

Dhe Veliaj e ka treguar që nuk i harron ata që i shërbejnë deri në servilizëm, sidomos në kauzat, ku kryebashkiaku përballet me revoltë popullore.

Laert Vasili ka marrë së fundmi 17 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës. Natyrisht, këto para nuk janë as të Veliajt dhe as të familjarëve të tij të afërt, sidomos ata që i bënë dasmën.

Shuma e konsiderueshme për Laert Vasilin është paguar për pjesëmarrjen në projektin kulturor me shfaqje teatrale “Më kujtohet”, të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Në foto: Të dhënat e Thesarit të Shtetit për pagesën në favor të aktorit Laert Vasili

Sipas të dhënave të Thesarit të Shtetit, projekti për të cilin është paguar Laert Vasili është zhvilluar në mes të Shkurtit 2022.

“Boldnews.al” kreu verifikime në burime të hapura të informacionit dhe nuk gjeti asnjë të dhënë për këtë projekt.

Po ashtu, edhe në faqen e Bashkisë së Tiranës nuk kishte asnjë informacion apo njoftim për këtë lloj aktiviteti.

Kjo situatë është disi e çuditshme, pasi kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, nuk lë asnjë rast, madje edhe zhvillime nga më mediokret, për ta përdorur në funksion të propagandës së tij.

Sipas të dhënave zyrtare, projekti “Më kujtohet” është miratuar me Vendim të Këshillit Artistiko-Kulturor në Janar të këtij viti. Por, në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës nuk jepet asnjë informacion për vendimet e këtij Këshilli.

Megjithatë, aktiviteti duhet të jetë zhvilluar, përsa kohë Veliaj ka paguar 17 milionë lekë të vjetra Laert Vasilin, pavarësisht se është e vështirë të gjenden gjurmë të tij.

Boldnews.al”, në vijim të kërkimit të informacionit për projektin ‘Më kujtohet”, kreu një verifikim të thjeshtë në faqen e Bashkisë së Tiranës edhe për emrin e Laert Vasilit.

Aty rezultonte vetëm një njoftim i vitit 2018, ku Erion Veliaj kishte ftuar disa artistë për t’iu treguar për projektin e shkatërrimit të stadiumit historik “Qemal Stafa” dhe ndërtimin e stadiumit të ri.

Në foton që shoqëronte atë takim, krahas Laert Vasilit, gjenden edhe aktori Gazmend Paja, i shndërruar në “investitor strategjik” në bregun e Dhërmiut dhe Monika Lubonja, këshilltare e kryebashkiakut Erion Veliaj./boldnews.al

Read Previous

Cafo Boga, shqiptaro-amerikani anëtar i bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ka dhënë dorëheqjen para se emri i tij të futej në listën e personave që mbështesin dhe japin kontribut në planin për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Read Next

Jill Biden bën një vizitë të papritur në Ukrainë, takohet me zonjën e parë