Lajthit rabini izraelit, e quan “drejtësi hyjnore” tërmetin në Turqi e Siri

Një prej rabinëve kryesorë të Izraelit, Shmuel Eliyahu, ka shkaktuar reagime të forta në Turqi, por edhe në vendin e tij, për komentet pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën, ku dhjetëra mijëra vetë humbën jetën.

Eliyahu e quajti tërmetin dhe pasojat e tij “drejtësi hyjnore”, një togfjalësh i konsideruar skandaloz nga mediat turke. Rabini, i cili njihet edhe si mik i ngushtë i Ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Givr, e krahasoi tërmetin me mbytjen e egjiptianëve në Detin e Kuq në episodin biblik të eksodit.

“Zoti gjykon të gjithë kombet rreth nesh që donin të pushtonin disa herë tokën tonë dhe të na hidhnin në det”, shkroi Rabini në një të përjavshme izraelite “Olam Katan”. “Kjo është për Sirinë, që abuzoi me banorët e saj hebrenj për qindra vjet në Damask dhe vende të tjera, që pushtoi Izraelin tri herë për të vrarë dhe shkatërruar. Nuk e dimë se çfarë hesapesh duhet të lajmë me Turqinë, që na ka diskretituar në çdo fushë të mundshme, duhet thjesht të shohim e të kuptojmë çfarë ndodh rreth nesh. Gjithçka ndodh për ta pastruar botën e për ta bërë më të mirë”.

Artikulli u kritikua nga Presidenti i Kongresit Botëror Hebre, Ron Lauder. “Është e pakonceptueshme për mua që një qenie njerëzore, e jo më një person që e quan veten si lider shpirtëror, të mos ketë dhembshuri për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve, burrave, grave e fëmijëve”, tha ai.

Read Previous

Vdes 22-vjeçarja keniane Joy Ayoko, e rrahur në Tiranë

Read Next

DRAMATIKE/ Si po ‘shuhet’ Shqipëria! Shtesa natyrore e popullsisë afër zeros për të tretin vit radhazi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *