Zbulohet e vërteta e takimit të Naim Murselit me kryeministrin Rama
Nga Lutfi Dervishi
Lajmi i muajit:
“Drejt përfundimit punimet në urën e Klosit”
Me mbarimin e kesaj kryevepre pritet të lehtesohet ndjeshëm trafiku në Tirane dhe te vijojë rritja e pandalshme e ekonomisë shqiptare.
Pas tronditjes nga tërmeti turk, bursat ndërkombëtare kanë reaguar pozitivisht ndaj këtij lajmi të madh.
Në SHBA, lajmi qe jemi drejt përfundimit të punimeve në uren e Klosit kaloi në vend të dytë ngjarjen më të madhe të vitit “Super Bowl”
Forcat e armatosura të SHBA pezulluan përkohesisht betejën ndaj “objekteve të paidentifikuara”, ndërsa Presidenti Putin i Rusisë urdhëroi armëpushim të menjëhershëm.
“Të gjithe kemi nevojë për të përtypur këtë lajm të gëzueshëm për mbarë njerëzimin”, tha një zëdhënës i Kremlinit.
Analistët janë të shqetësuar nga reagimi i menjëhershëm dhe tejet pozitiv për urën e Klosit.
“Ura ende nuk ka përfunduar, nuk mund të llogarisim dot se çfarë do të bëjë bota kur kjo urë të përfundojë. Me siguri do të çmendet nga gëzimi “, tha një analist i Reuters për New York Times.
Një burim pranë qeverisë shqiptare saktësoi dita e përfundimit të punimeve ne urën e Klosit do të shpallet ditë pushimi zyrtar.
P.S. Ndërkohë që media botërore po zien për këtë ngjarje epokale, portalet shqiptare kanë treguar një indiferencë kriminale ndaj këtij lajmi të madh